21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit, Barduani: Nderojmë trimërinë e ushtarëve tanë që vunë veten në rrezik për të ruajtur sigurinë në Kosovë

- Advertisement -

KFOR-i misioni më i gjatë në historinë e Aleancës Atlantike dhe aktualisht më i madhi – shënoi 26-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni përkujtimore të mbajtur sot, më 12 qershor 2025, në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.

Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, rrjedhimisht në 26-vjetorin e themelimit të KFOR-it, komandanti, Gjeneral Major Enrico Barduani, kryesoi ngjarjen, gjersa vendosi një kurore në monumentin e të rënëve në Shtabin e KFOR-it.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se në ceremoni morën pjesë personeli i të gjitha 33 vendeve kontribuuese me trupa, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s.

“Sot, ne nderojmë angazhimin dhe trimërinë e ushtarëve të KFOR-it, të cilët e vunë veten në rrezik në krye të detyrës për të siguruar paqen dhe stabilitetin për të gjitha komunitetet në Kosovë, nën mandatin e OKB-së. Që nga fillimi i Misionit në vitin 1999, dyqind e njëzet anëtarë të shërbimit të KFOR-it kanë humbur jetën gjatë shërbimit. Shembulli i tyre duhet të frymëzojë detyrat tona të përditshme në përmbushjen e misionit të KFOR-it”, tha Gjenerali Barduani.

“Si misioni më i gjatë në historinë e Aleancës Atlantike dhe aktualisht më i madhi, KFOR-i pasqyron angazhimin e qëndrueshëm dhe të prekshëm të NATO-s për të ruajtur sigurinë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Përpjekjet e KFOR-it mbeten themelore në mbështetjen e progresit të nevojshëm politik drejt stabilitetit afatgjatë në rajon”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit