KFOR i e ka rritur prezencën e vet në pikat kufitare në veri, konkretisht në Jarinje e Bërnjak.
Këtë e kanë konfirmuar nga KFOR për mediumin lokal “Kosovo – Online”.
Sipas përgjigjes, këto masa janë ndërmarrë në atë formë që të ekzistojë gatishmëria për përgjigje të shpejtë ndaj sfidave të mundshme të sigurisë atje.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje.
KFOR-i tutje ka thënë se po kryen detyrat e veta të përcaktuara nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.