KFOR-i ka publikuar fotografi të ushtarëve italianë, duke patrulluar përgjatë kufirit.
Siç thuhet në njoftimin e KFOR’it, ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO rregullisht kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.