9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

KFOR-i për takimin Osmani-Ulutash: Folën për Urën e Ibrit, komandanti rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm

- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot kanë zhvilluar një takim.

KFOR-i përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se ishte pjesë e takimeve të rregullta të Ulutashit me përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet Ulutash ka rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm të KFOR-it në lidhjem e Urën e Ibrit.

“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të koordinimit me homologët e tij. Në lidhje me urën në Mitrovicë, ai rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit