KFOR një postim në Facebook shkruan se ky aktivitet nxjerr në pah rëndësinë e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë thelbësore për sigurimin e ndërhyrjeve efektive dhe të koordinuara në misionet stabilizuese dhe menaxhimin e rendit publik.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në deklaratë.
