0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

KFOR-i hap dy rrugë në Veri, Sveçla e mohon: “Nuk ka hapa të njëanshëm, ata janë aty për sigurinë e qytetarëve”

- Advertisement -

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar se janë hapur rrugët që janë mbyllur nga policia për shkak të aktivitetet ilegal të kontrabandës.

Ai i mohoi raportimet se nga KFOR-i janë hapur dy rrugë që ishin mbyllur për shkak të kalimit më të lehtë të qyqarëve që jetojnë atje.

“Nuk ka hapa të njëanshëm nga KFOR-i, ata janë aty për sigurinë e qytetarëve por nuk ka hapje të rrugëve alternative”, ka thënë ministri Sveçla.

Por që ministri i Brendshëm, Sveçla është demantuar nga KFOR-I, ku për tri ditë, KFOR-i.

Madej nga KFOR-i kanë thënë për Kohën se kjo është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

E që sipas tyre këto veprime i kanë ndërmarrë për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

Portali Kosovo Online pati raportuar ditët e fundit se KFOR-i ka hapur një rrugë në Leposaviq, pasi policia kishte vepruar edhe aty në ndalim të kontrabandës. Raportoi se edhe një rrugë në Zubin Potok ishte hapur më pas.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit