9.8 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

- Advertisement -

Dhjetë detonatorë ndezës me fitila janë gjetur pranë lumit në fshatin Gnjezhdan dhe janë dorëzuar në stacionin policor të Leposaviqit nga njësitë e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, pajisjet shpërthyese u zbuluan gjatë patrullimeve të përbashkëta, të shtunën rreth orës 11:30 të mëngjesit, dhe menjëherë u dërguan për verifikim dhe siguri.

Në vendngjarje kanë punuar njësitë e hetimeve, të cilat po kryejnë procedurat për evidentimin dhe analizimin e materialeve.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet nga njësitet kompetente vazhdojnë.

“Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme

Të fundit