22.2 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

KFOR-i dhe EULEX-i monitorojnë situatën në veri

- Advertisement -

Pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it kanë arritur afër objektit të komunës së Zveçanit kur para rreth një ore një grup serbësh ishin mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në objekt të komunës të kryetarit të sapo zgjedhur. Zonën nga lart po e monitoron edhe një helikopter i KFOR-it.

Disa vetura zyrtare të Policisë së Kosovës janë shkatërruar nga grupi protestues ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

KFOR-i dhe Policia e Kosovës po monitorojnë situatën nga toka dhe ajri në veri👇

Posted by IndeksOnline on Friday, May 26, 2023

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po e përcjell nga afër situatën. Aty ka një numër të madh të zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit