0.8 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

KF Drenica bëhet me kryesi të re

- Advertisement -

KF Drenica nga Skenderaj pati një edicion jashtëzakonisht të keq ku edhe e humbi për herë të parë statusin e skuadrës elite në futbollin kosovar, kurse tash kjo skuadër është bërë me kryesi të re.

Pas dorëheqjes së presidentes, Mihane Kodra – Bekteshi, bordi i KF Drenica i ka ndërmarrë hapat e parë drejt riorganizimit të klubit.

Unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re, e cila do të përbëhet nga Gëzim Ramadani (president), Çaush Dobra (zëvendëspresident i parë) dhe Bastri Durmishi (zëvendëspresident i dytë). Bashkim Idrizi u zgjodh drejtor sportiv i klubit.

Ky është njoftimi i klubit kuqezi nga Drenica

“Udhëheqësisë së lartcekur të klubit iu besua dhe u autorizua për organizimin e mëtejmë të klubit. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdon puna e drejtueseve të sapozgjedhur për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri të garave 2022-2023”.

Edicionin e kaluar, Drenica e mbylli në vendin e fundit në tabelë me vetëm 23 pikë, kështu duke pësuar 25 humbje e duke arritur vetëm 6 fitore, gjersa 5 ndeshje i mbylli me barazim, që i kushtoj me ramje nga Superliga.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit