Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet nga Qendrat Komunale të numërimit janë tashmë të qasshme.
Në platformën e KQZ janë publikuar rezultatet nga QKN që përfshijnë rezultatet për Kryetarë të Komunave; rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale; dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët, bëhet edhe verifikimi i rezultateve të formularëve të plotësuar në vendvotime, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së.
Linku si në vijim:
https://resultslocal2025.kqz-ks.org