8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Këto pije mund të shkaktojnë atak në zemër

- Advertisement -

Një atak në zemër ndodh kur qarkullimi i gjakut në zemër është i bllokuar. Shkaku i këtij bllokimi është kryesisht grumbullimi i depozitave yndyrore, të cilat përfshijnë kolesterolin e dëmshëm. Ky grumbullim njihet si ateroskleroza dhe mund të çojë në ngushtimin e arterieve, gjë që në fund të fundit pengon rrjedhjen e gjakut.

Një komponent që luan një rol të madh në shëndetin e përgjithshëm të zemrës është dieta dhe që përfshin pijet. Kur bëhet fjalë për ushqimin, ne shpesh nuk mendojmë për gjërat që pimë aq shumë sa për gjërat që hamë. Këtu janë pesë pije që duhet të shmangni ose të paktën t’i pini në mënyrë të moderuar për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.

Pijet e gazuara

“Kërkimet kanë treguar se pijet e ëmbla me sheqer mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, e cila është shkaku kryesor i sulmit në zemër”, tha mjekja Sedrina Calder. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që pinë më shumë se 12 ons (njësi matëse) sode në ditë kanë nivele jonormale të yndyrës në gjakun e tyre që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kufizimi i konsumit tuaj të pijeve të gazuara, si dhe pijeve të tjera me sheqer, mund të jetë çelësi për shëndetin e zemrës.

Kafeina

Megjithëse pirja e një filxhani kafe në ditë ka treguar se zvogëlon rrezikun e dështimit të zemrës, shumë kafeinë është e keqe për zemrën. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që pinë gjashtë filxhanë kafe në ditë ose më shumë mund të rrisin yndyrnat që gjenden në gjak, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pije energjike

“Pijet energjike mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke rritur presionin e gjakut dhe duke shkaktuar ritme jonormale të zemrës”, shtoi Calder.

Pra, nëse keni menduar se këto pije thjesht ju kanë dhënë një nxitje të shpejtë të energjisë, dijeni se kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

Alkooli

Ata që pinë alkool kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme të zemrës sesa ata që nuk pinë. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, një prej të cilave janë problemet me zemrën. Hulumtimet kanë treguar se gratë që pinë rregullisht alkool kanë një rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës sesa burrat./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit