5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Këto janë zhvillimet e fundit nga Ukraina

- Advertisement -

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse kanë gjuajtur raketa në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore , vetëm pak kilometra nga kufiri me Poloninë, një anëtare e NATO-s.

Nuk ka raportime për ndonjë viktimë në bazën në Yavoriv, ​​në perëndim të qytetit të Lviv.

Kryetari i një qyteti tjetër në Ukrainën perëndimore, Ivano-Frankivsk, thotë se edhe aeroporti i këtij qyteti është sulmuar.

Banorët në kryeqytetin Ukrainas janë zgjuar sërish nga tingujt e sirenave të sulmit ajror.

Korrespondentët e BBC-së atje thonë se këto zhurma tashmë janë bërë të vazhdueshme.

Më shumë luftime janë raportuar në periferi veriore të qytetit, derisa forcat ruse po afrohen, raporton BBC.

Evakuimet po vazhdojnë, korridoret humanitare për të ndihmuar njerëzit të evakuohen nga qytetet e rrethuara të Ukrainës po funksionojnë, kështu është shprehur presidenti ukrainas,

Bëhet e ditur se furnizimet humanitare për qytetin port të Mariupolit, do të mbërrijnë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka thënë se ShBA do të dërgojë deri në 200 milionë dollarë armë shtesë të vogla, armë antitank dhe anti-ajrore në Ukrainë.

Ndërkaq, Rusia ka paralajmëruar se mund të godasë furnizimet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit