20.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Këto janë vendimet që i mori Qeveria sot

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

 

–  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

– Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

 

          Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

          Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

          Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

          Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

          Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar.

Të ngjashme

Të fundit