Është thelbësore të identifikohet shkaku themelor për të trajtuar në mënyrë efektive kapsllëkun.
Më pas, mund të jetë e dobishme të përfshini ushqime të pasura me lëndë ushqyese në dietën tuaj për të korrigjuar çdo mangësi ushqyese që mund të kontribuojë në këtë çështje.
Kapsllëku është një funksion i parregullt i tretjes i shkaktuar nga lëvizjet e rralla të zorrëve, vështirësia në jashtëqitje dhe ndjenja e sekretimit jo të plotë, shkruan Indianexpress.
Ekspërtët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ka disa lloje të ushqimeve që e luftojnë kapsllëkun, duke filluar na pjepri, i cili preferohet të hahet rreth orës 15:00 dhe 16:00.
Në luftimin e kapsllëkut, një rol shumë të rëndësishëm, sipas ekspretëve shëndetësorë luajnë edhe farat e susamit, të cilat ndihmojnë që të keni tretje më të mirë.
Vaji i ricinit është gjithashtu i pasur me acide yndyrore natyrale të cilat lubrifikojnë zorrët, duke mundësuar lëvizje më të buta të zorrëve.
Gjithashtu edhe aloe vera është një përbërës i fortë natyral që ndihmon në zbutjen e lëvizjeve të zorrëve dhe qetëson sistemin tretës.