21.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Këto janë të gjitha vendimet që i mori Qeveria në detyrë

- Advertisement -

 

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 263-të, në të cilën ka:

 

  • Ndarë 4,000,000 Euro për mbulimin e policës së sigurimit për mërgatën tonë. Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

 

  • Ndarë 626,400 Euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.

 

  • Miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Hanit të Elezit. Me këtë vendim finalizohet procesi i shpronësimit për realizimin projekteve në vijim:
    • Rindërtimi i Fushës së Futbollit;
    • Rregullimi i pronësisë për Fabrikën e Ujit;
    • Ndërtimi i Qendrës për Kulturë dhe Rini; dhe
    • Zgjerimi i rrugës pranë Terminalit Doganor.

 

  • Miratoi vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Pasuri Shoqërore “Kombinati i Drurit”, Ferizaj, shpronësimi i të cilës është i nevojshëm për realizimin e projektit “FLOWS”, i financuar nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava.

.

  • Emëroi Komitetin Ndërministror për shëndetin njerëzor, shtazor mjedisor “Një shëndet”. Emërimi i këtij Komiteti është një hap i rëndësishëm për shëndetin publik në Kosovë. Kjo strukturë ndërsektoriale reflekton përkushtimin e Qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve tanë.

 

  • Aprovoi kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku”, në shumë prej 6,405 Euro.

 

  • Rialokuar mjete në vlerë prej 50,000 Euro për projekte kapitale në përputhje me marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetari i Komunës së Pejës. Projekti ka të bëjë lidhur me ndërtimin e ndriçimit publik në fshatin Nakell dhe fshatin Gorazhdec, të komunës së Pejës.

 

  • Miratuar raportin për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik për vitin 2024. Ky draft raport i konsoliduar vjetor pasqyron përmbledhjen e vlerësimeve të kryera për subjektet e sektorit publik, si dhe përmban të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtutjeshme.

 

  • Miratuar nismën për lidhjen e protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për Ripranimin e Personave pa Autorizim. Kjo nismë bëhet me qëllim të lehtësimit të procedurave për identifikimin dhe kthimin e sigurt e të rregullt të personave që nuk i kanë përmbushur kushtet për hyrje ose qëndrim të ligjshëm në territorin e të dy vendeve.

 

  • Miratuar Draftin e Planit Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2026. Objektivat e përfshira në Planin Vjetor të Punës për vitin 2026, burojnë nga programi pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare, realizimi i të cilave është i mbështetur në premisën paraprake, të shfrytëzimit më të mirë të burimeve njerëzore dhe financiare duke rritur efikasitetin organizativ dhe prodhues.

 

  • Emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.

 

  • Aprovuar kërkesën për huamarrje deri në 10,000,000 Euro për “Infrakos Sh. A” për qëllime të likuiditeti të ndërmarrjes.

Të ngjashme

Të fundit