13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Këto janë pikat e dobëta të Serbisë, sipas Milazim Krasniqi

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka renditur nëntë “pika të dobëta” të Serbisë. Ai në një postim në Facebook, ka folur për ekonominë, mediat dhe ushtrinë në Serbi.

Si pikë të parë, Krasniqi e ka renditur borxhin publik të Serbisë.

Borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustrim po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 20 miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia është shtet i falimentuar”, ka shkruar ai.

“Pika e dytë e dobët” sipas Krasniqit është që 10 mijë profesionistë e kanë braktisur shërbimin në ushtri.

Pika e tretë, Krasniqi thotë se është ekonomia e Serbisë e cila “ka hyrë në një lloj varësie nga ekonomia kineze”.

Postimi i plotë:

PIKAT E DOBËTA TË SERBISË

  1. Borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustrim po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 2o miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia është shtet i falimentuar.
  2. Shërbimin në ushtri vitet e fundit e kanë braktisur 10.000 profesionistë. Kjo do të thotë se ushtria serbe ka pësuar edhe një goditje të fortë, pas goditjes që mori në vitin 1999, nga bombardimet e NATO-s. Është riarmatos me armë ruse, gjë që e bën edhe më të vështirë raportin e saj strategjik me NATO-n.
  3. Ekonomia e Serbisë ka hyrë një një lloj varësie nga ekonomia kineze. Edhe ndikimi i Rusisë me anën e gazit e naftës është evident, gjë që e rëndon edhe më shumë prospektin e ngrysët të ekonomisë serbe.
  4. Mediet në Serbi janë nën terrorin e regjimit, për ç’arsye imazhi i saj përditë e më shumë po errësohet. Tashmë edhe në sistemnin e Tëitterit Serbia është evidencuar si shtet që kontrollon mediet, gjë që e vë në pikëpyetje besimin në mediet serbe.
  5. Serbia është shtet, i cili zyrtarisht mbron kriminelët e luftës. Që nga Shesheli dhe dy anëtarët e partisë së tij, të cilët nuk i janë dorëzuar Tribunalit e deri te Radosavleviq Guri, urdhërdhënësi për vrasjen e vëllezerve Bytyqi, janë të mbrojtur nga shteti serb.
  6. Në një rangim të publikuar kohët e fundit lidhur me regjimet autokratike, regjimi i Serbisë është ranguar si regjimi i pestë autokratik në botë.
  7. Partia SNS e Vuçiqit, sipas shumë vlerësimeve brenda e jashtë Serbisë, tashmë më shumë llogaritet si organizatë kriminale, se sa një parti politike.
  8. Serbia është shtet me një rrethim të theksuar armiqësor. Marrëdhëniet e këqija të Serbisë me Bosnjen, me Kroacinë, me Malin e Zi dhe me Kosovën, janë barrë për ekonominë dhe shtetin serb, sepse harxhohen shumë para e shumë energji për të bërë presion mbi këto shtete.
  9. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, gjë që do ta ekspozojë ndaj presioneve të SHBA-së e BE-së gjithnjë e më shumë.
    Nga sa u pa, Serbia është shtet me ekonomi të dobët dhe jokonkuruese me ekonomitë në Bashkimin Evropian, shtet me borxhe të mëdha, shtet ku nuk ka liri të medieve e as demokraci, shtet ku udhëheq një organizatë kriminale dhe një lider që ka qenë bashkëpunëtor i Sheshelit dhe Millosheviqit. P.S. Këto fakte duhet t’i analizojnë politikëbërësit në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit