13.6 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Këto janë komunat që LDK i fitoi ose është në garë për balotazh

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar tashmë rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura të shtunën, ku janë numëruar shumica e votave.

Ndonëse kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve tha se partia e tij ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna, në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, janë 11 komuna ku kjo parti ka fituar me të parën ose është në garë për balotazh.

Më poshtë janë komunat ku LDK-ja ka fituar me të parën, ku prin ose është në garë për balotazh:

  • Istogun e fiton pa balotazh
  • Lipjanin e fiton pa balotazh
  • Në Gjilan në balotazh si parti e dytë me LVV-në
  • Në Dragash në balotazh si parti e parë me PDK-në
  • Në Fushë-Kosovë në balotazh si parti e dytë me LVV-në
  • Në Obiliq në balotazh si parti e parë me LVV-në
  • Në Pejë në balotazh si parti e parë me LVV-në
  • Në Prishtinë në balotazh si parti e parë me LVV-në
  • Në Suharekë në balotazh si parti e dytë me AAK-në
  • Në Viti në balotazh si parti e parë me LVV-në
  • Në Junik në balotazh si parti e parë me AAK-në

Të ngjashme

Të fundit