Edhe këtë edicion do të jenë katër ekipe kosovare që do ta përfaqësojnë Kosovën, në arenën ndërkombëtare.
Drita, si kampione, do të garojë nga raundi i parë, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Kurse, Ballkani nga vendi i dytë, do ta fillojë kampanjën evropiane nga rrethi i dytë eliminator në UECL.
Ndërkohë, Malisheva, e pozicionuar si e treta në tabelë, do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.
Teksa skuadra e katërt është Prishtina që triumfoi në Kupën e Kosovës ndaj Llapit.
Prishtinasit do të nisin aromën evropiane pas disa vite mungesë në kualifikimet në Ligën e Evropës.
Kryeqytetasit do të fillojnë nga raundi i parë i kualifikimeve të kësaj gare.