Një veturë ka rënë mbrëmë në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Rashqe-Saraj.
Tri viktima gra janë gjetur në veturën e rënë në lumë, një fëmijë 4 vjeçar ka shpëtuar dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit kurse ende nuk dihet për një person tjetër që gjendej në veturë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.
Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.
Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.
Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.
Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.
“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.
“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.
Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona.
Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit