Home Lajme Botë Këto janë dy kushtet e Zelenskyt për paqe të plotë

Këto janë dy kushtet e Zelenskyt për paqe të plotë

0
Këto janë dy kushtet e Zelenskyt për paqe të plotë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, deklaroi dy kushte që duhen plotësuar për një ndërprerje të plotë të armiqësive në Ukrainë. Udhëheqësi ukrainas kujtoi në fakt formulën e paqes ukrainase të propozuar vitin e kaluar si bazë për një fund të drejtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Këto janë dy kushte, përmbushja e të cilave sjell çlirimin e territorit ukrainas nga pushtuesi, transmeton Ukrainska Pravda. E para është tërheqja e plotë e të gjitha forcave dhe mercenarëve rusë nga territori sovran i Ukrainës brenda kufijve të vitit 1991, duke përfshirë Flotën e Detit të Zi të Rusisë.

E dyta është kthimi i plotë në Ukrainë i kontrollit efektiv mbi të gjithë kufirin shtetëror dhe zonën ekskluzive ekonomike në Detin e Zi dhe Azov dhe ngushticën e Kerçit.

“Në fakt, vetëm plotësimi i këtyre dy pikave do të rezultojë në një ndërprerje të drejtë, të besueshme dhe të plotë të armiqësive”, tha ai.

Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Zelenski paraqiti edhe propozime për reformimin e organizatës, kryesisht për të parandaluar situatat në të cilat anëtarët e Këshillit të Sigurimit mund të bllokojnë çdo vendim. Gjithashtu, në fjalimin e tij të djeshëm para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Zelensky bëri thirrje për çarmatimin bërthamor të Rusisë.

Exit mobile version