Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti.
Diplomati amerikan ka thënë se është çështje urgjente që të de-eskalohet situata në veri të Republikës së Kosovës dhe thotë se për të ndodhur kjo rruga është e qartë.
Sipas Hovenier, tre kryetarët e komunave veriore duhet të punojnë nga objekte alternative dhe që policia e Kosovës të largohet nga objektet e komunave në veri.
Ai thotë se SHBA-ja nuk sheh arsye që në këtë moment kryetarët e rinj të qëndrojnë ne objektet e komunave veriore dhe se prania e policisë në objekte nuk i kontribuon qetësimit të situatës.