Për të veçuar rrugët më të bukura në botë, agjencia angleze e pasurive të patundshme “Get Agent” kreu një sondazh duke përdorur softuerin e gjurmimit të syve për të përcaktuar se cilat rrugë tërheqin më shumë vëmendjen e njerëzve, shkruan envols.
Metodologjia ishte e thjeshtë: 40 pjesëmarrësve iu prezantuan imazhe të 50 rrugëve të konsideruara piktoreske nga e gjithë bota. Softueri i gjurmimit të shikimit studioi më pas lëvizjet e syve të tyre, sa kohë shikonin në secilën skenë dhe numrin total të shikimeve, duke zbuluar imazhet më tërheqëse.
Bien në sy rrugët e famshme si rruga e pabesueshme Lombard në San Francisko, por edhe ato befasuese dhe të fshehura, si rruga Herbert Baker, një rrugë rezidenciale në periferi të Pretorias, Afrika e Jugut. Megjithatë, shumica e këtyre rrugëve kanë një gjë të përbashkët: lulet, ngjyrat dhe pak atmosferë fshati!
10 rrugët më të bukura në botë sipas hulumtimit:
Tetsugaku No Michi, Kyoto (Japoni)
Rue Principale, Rocamadour (Francë)
Via Baldassarre Galuppi, Burano (Itali)
Rruga Herbert Baker në Gronkloof, (Afrika e Jugut)
Rruga Lombard në San Francisko, (ShBA)
Circus Lane, Skoci
Cirku në Bath, Somerset (MB)
Gold Hill në Shaftesbury (MB)
Lijnbaansgracht në Amsterdam, (Holandë)
Orchard Road (Singapore)