26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Këto janë çiftet e njohura që u ndanë gjatë vitit 2023

- Advertisement -

Ndërkohë që shumë çifte të njohura presin ta mbyllin vitin me puthjen klasike nën veshtull, disa personazhe të showbiz-it shqiptar duhet ta kalojnë atë vetëm ose më saktë, jo me partnerin/partneren që jemi mësuar t’i shihnim zakonisht. 2023-shi ka qenë një vit tejet i larmishëm dhe ndarjet dihen që janë nga ato tema që bëjnë gjithmonë zhurmë. Më poshtë kemi listuar disa prej çifteve që i dhanë fund lidhjeve të tyre këtë vit.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako
Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediet, ndërsa më pas u konfirmua nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur, në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional. Dafonës nuk iu desh shumë kohë për të hapur zemrën dhe për të dashuruar seeish. Në portale qarkullon lajmi se do të martohet vitin tjetër me partnerin aktual, kurse për Dj. Geek nuk dihet asgjë.

Fero dhe Arbenita
E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën, pas denoncimeve të kësaj të fundit për dhunë fizike nga ana e rreperit. Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu i dha fund lidhjes me regjisorin dhe producentin, Keyan Safyari. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebe-s nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari më vonë sqaroi se thjesht ishte treguar i sinqertë me të dhe se kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për t’u ndarë.

Ricky Martin dhe Jwan Yosef
Vetëm pak ditë para se të vinte në Shqipëri, Ricky Martin u nda nga bashkëshorti i tij piktori suedez Jwan Yosef. Të dy shpjeguan se, pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit