Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë zbuluar, me tri superpërballje që na presin në këtë fazë të garës më të madhe në botë.

Pasi Arsenali, PSG-ja, Real Madridi dhe Sporting Lisbona siguruan vendin e tyre në fazat eliminatore të martën, të mërkurën mësuam të gjitha klubet që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale. Barcelona, Bayern, Liverpooli dhe Tottenhami iu bashkuan listës.

Kështu, nga njëra anë e shortit, PSG do të luajë kundër Liverpoolit, ndërsa Real Madridit kundër Bayern Munich në çerekfinale, dhe fituesit e secilës ndeshje dyshe do të takohen në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, na presin përplasjet midis Barcelonës dhe Atlético Madridit dhe Arsenalit dhe Sportingut.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato të kthimit janë paraparë për 13 dhe 14 prill, ku do të vendosen katër skuadrat gjysmëfinaliste.

Çiftet:

PSG – Liverpool

Real Madrid – Bayern

Barcelonë – Atletico Madrid

Arsenal – Sporting

Të ngjashme

Të fundit