Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka listuar një listë prej 31 pikave lidhur me dështimet e Qeverisë së Kosovës.
Sipas deputetes së LDK-së, Qeveria Kurti 2 me shumicë parlamentare, gati në fund të mandatit zyrtar, e ka një bilanc jo vetëm negativ në fund të këtij viti, por edhe më shumë se kaq.
Bunjaku thotë se Qeveria dështoi në çdo gjë.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti 2 me shumicë parlamentare, gati në fund të mandatit zyrtar, e ka një bilanc jo vetëm negativ në fund të këtij viti, por edhe më shumë se kaq. Ajo dështoi në çdo gjë, me theks të veçantë, me kthim prapa në:
- Rritje të varfërisë
- Emigrim të lartë e intensiv të qytetarëve të Kosovë, me punësim vetëm në Gjermani
- Rritje të çmimit të shportës familjare
- Rritje të çmimit të energjisë dy herë
- Rritje të çmimit të naftës
- Afera e energjisë me Martin Berishajn dhe mbrojtja nga Qeveria
- Hetimet në KEK
- Afera e rezervave shtetërore për grurin e vajin
- Bojkotimi nga mazhoranca për Komisionin Hetimor mbi aferën e rezervave shtetërore
- Reduktimet e larta të energjisë elektrike
- Kthim mbrapa në shëndetësi me ministra që dhanë dorëheqje e rikthim ministri të dështuar në zgjedhjet në Prishtinë
- Degradim në arsim
- Dështim për ta faturuar rrymën në Veri
- Shumë shkelje kushtetuese
- Rritje e importit nga Serbia
- Prishja e raporteve me Shqipërinë
- Përçarja e shqiptarëve në Luginë, Tetovë e Ulqin
- Asnjë njohje e re për Kosovën
- Asociacion me vetëmenaxhim
- Performancë degraduese në ndërmarrjet publike
- Humbje e milionave në Arbitrazh Ndërkombëtar
- Rënie e investimeve të huaja e të mërgatës
- Vazhdim i shitjeve nga AKP, ndonëse premtonte ndaljen e tyre
- Konflikt me të gjitha sindikatat
- Zvogëlimi i pagave për shumë kategori, përfshirë profesorët universitarë
- Mungesa e transparencës
- Kapja e çdo bordi të ndërmarrjeve publike
- Nepotizëm
- Militantizëm partiak në punësim
- Korrupsion
- Tentim për ta kapur drejtësinë
E shumë dështime në çdo fushë