12.4 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Këtë vit Kosova bleu rrymë mbi 220 milionë euro, Lekaj: Shifra alarmante që tregojnë dështimin e Qeverisë në menaxhimin e sektorit energjetik

- Advertisement -

Nga janari deri në  fund të muajit shtator të vitit 2025, Kosova ka importuar rrymë 221 milionë euro, e që mesatarisht i bie në ditë ka importu 800 mijë euro, shkruan Periskopi

Ish-anëtari i komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj tha për Periskopin se këto shifra janë alarmante dhe sipas tij, kjo është pasojë e paaftësisë për të mbajtur në funksion blloqet e KEK-ut.

Këto shifra janë alarmante dhe tregojnë qartë dështimin e Qeverisë Kurti në menaxhimin e sektorit energjetik. Importimi i rrymës me 221 milionë euro në një vit – apo mbi 800 mijë euro në ditë – është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së planifikimit dhe paaftësisë për të mbajtur në funksion blloqet e KEK-ut. Këto mjete janë para të qytetarëve që po digjen për të mbuluar paaftësinë qeveritare. Udhëheqja e KEK-ut gjatë kësaj qeverie ka qenë e dobët, e politizuar dhe e mbushur me emërime partiake, pa asnjë strategji për investime kapitale, mirëmbajtje apo rritje të kapaciteteve prodhuese. Në vend të zhvillimit të burimeve vendore dhe modernizimit të termocentraleve, kemi parë vetëm improvizime, arsyetime dhe propaganda”, tha Lekaj për Periskopin.

Sipas Lekajt, në vitin 2026 ekziston rreziku që të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Duke parë gjendjen e rëndë të KEK-ut dhe mungesën e investimeve reale, ekziston rrezik real që vitin e ardhshëm të ketë rritje të çmimit të energjisë. Qeveria do të tentojë ta mbulojë keqmenaxhimin me faturat e qytetarëve, sikurse ka bërë edhe më parë. AAK e ka paralajmëruar këtë krizë me kohë, por për fat të keq, zëri ynë është injoruar nga një pushtet që mendon vetëm për propaga”, përfundoi ai.

Kujtojmë se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë, raportoi dje Dukagjini përmes burimeve, transmeton Periskopi.

Kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që është ndalur prodhimi në këtë njësi.

Në rastet kur mungon prodhimi vendor, Kosova detyrohet të importojë energji elektrike.

Të ngjashme

Të fundit