E dimë që sapo keni lexuar titullin jeni habitur, por PO, është e vërtetë. Këtë të dielë, shtëpisë së Big Brother Vip Albania do t’i bashkohen dy personazhe të njohur të ekranit.
Bëhet fjalë për dy moderatorët të cilët na shoqërojnë cdo mëngjes nën valët e Top Albania Radios dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të dielë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për tu takuar nga afër me banorët.
Edhe pse nuk zbuluan shnumë detaje, ata na lanë të kuptojmë që mbase këtë të dielë, do të kemi një “Wake Up” drejtëpërsëdrejti nga shtëpia e BBVA.
Ne jemi gjithë sy e veshë duke pritur të dielën për të zbuluar cdo të ndodhë!