1.9 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Këtë fundjavë kryederbi Ballkani – Prishtina

- Advertisement -

Ballkani e Prishtina përballen në njërin prej derbive të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bëhet fjalë për dy skuadrat e para në tabelë. Ballkani është lider me 29 pikë. Prishtina i ka 27 në vendin e dytë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. 27 pikë i ka edhe Dukagjini në vendin e tretë.

Ndeshja në Suharekë pritet të jetë e fortë dhe interesante. Të dy skuadrat synojnë të shfaqin cilësinë që besojnë se do t’i dërgojë te titulli i kampionit. Këto dy skuadra u përballën në kuadër të xhiros së tetë. Prishtina kishte fituar 1:0 si vendase, më 4 tetor. Por shumë gjëra kanë ndryshuar prej atëherë. Ndër të tjera edhe trajnerët.

Derbi tjetër i xhiros së 17-të është ai mes Dritës dhe Gjilanit. Pra është derbi i qytetit të Gjilanit, që zhvillohet po të dielën nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik. Për kohë të gjatë ky ishte  tifozëve.

Rivaliteti megjithatë nuk do të mungojë. Drita do të mundohet të reagojë pas humbjes nga AZ Alkmaari në Ligën e Konferencës. Ndërkohë Gjilanin synon fitore për hap tjetër drejt pjesës së epërme të tabelës.bindshëm derbi më i madh në vend. Vazhdon të jetë derbi më i madh lokal, por renovimi i tejzgjatur i stadiumit të qytetit në Gjilan, e ka zbehur goxha shumë, sidomos sa i takon atmosferës së

Drita është e pesta në tabelë me 24 pikë. E ka një ndeshje më pak të luajtur, atë me Prishtinën. Gjilani është i gjashti me 22 pikë.

Të dielën është edhe ndeshja mes Llapit e Malishevës. Llapi renditet i shtati me 20 pikë, kurse Malisheva mban vendin e katërt me 25 pikë.

Xhiroja hapet të shtunën, kur janë dy ndeshjet e para. Në Lipjan, Prishtinën e Re e pret punë e vështirë me Dukagjinin e Klinës. Ndërkohë në Skenderaj, Drenica e pret Ferizajn.

Te Drenica do të debutojë trajneri kroato-gjerman, Thomas Brdariq, që u prezantua të martën.

Do të jetë ndeshje e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës. Drenica i ka 17 pikë në vendin e tetë. Ferizaj është i nënti me 16. Prishtina e Re renditet e fundit me 14 pikë.

Të ngjashme

Të fundit