29.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

“Këta vijnë veç kur janë në zor – Pse merreni kaq shumë me mediat ”, Gërvalla sërish akuzon mediat: Më quajten anti-UÇK, e përmenden hundën

- Advertisement -

Zv.kryeministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pranuar për herë të parë që të vijë në Pressing në T7 për intervistë, gjë që u tha në fillim të emisionit nga autori Leonard Kerquki.

Në fillim të intervistës, Gervalla u pyet për qasjen e saj dhe në përgjithësi të Qeverisë Kurti, kundër mediave.

Por, Gërvalla tha se gazetarët kanë qenë të “zënë duke shpikur gjëra të paqena”.

Ajo tha se u etiketua si anti UCK dhe sipas saj ia përmendën hundën nëse e ka bërë në ndonjë klinkë.

“Po të merrni sasinë dhe intensitetin me të cilin disa portale janë marrë me mua për katër vite e gjysmë, po të merrni gjuhën që është përdorur dhe intensitetin e shpifjeve lidhur me personin tim dhe unë i kam injoruar të gjitha ato shpifje që kanë ardhe në shtëpinë time, duke pasur nevojë që edhe bashkëpunëtorët e mi t’i qetësojë e duke ju thënë kadalë se kalon kjo kohë”, tha Gërvalla në Pressing, transmeton Express.

“Gjuhë fyese, etiketim, edhe si grua. Për dikë aspak e pashme për dikë e keqe, për dikë shtrigë, për dikë lugat…”, tha Gërvalla se ishte etiketuar.

“Nuk ka nevojë t’i përgjigjesh cdo lloj sulmi”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit