11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Këta me luks ua kanë kaluar të gjithëve”, Kajtazi: Vetura me të cilën u pa presidentja kushton mbi 500 mijë euro

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje në Viti është parë me një veturë Mercedes G-Class tw blinduar.

Presidenca ka bërë me dije se vetura është e organeve të sigurisë, ndërsa mediat kanë raportuar se ajo është e AKI-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se këta që diku i kanë akuzuar të tjerët për luks, sot ua kanë kaluar të gjithëve.

Ai ka bërë me dije se vetura në fjalë kushton mbi 500 mijë euro.

“Keta qe kane akuzuar te tjeret per luks, ua kane kaluar te gjitheve bashke. Kjo veture eshte e AKI-se. Kushton mbi 500 mije euro sepse eshte Mercedes G Class e blinduar. Ate po e perdor presidentja Vjosa Osmani me arsyetimin se vetura e presidences eshte defekt. Ne fakt Policia ka boll vetura per raste te tilla. Por, ajo do luks”, ka shkruar ai, duke pyetur se çka ju ka dashur AKI-së një veturë kaq e shtrenjtë.

“Paparaci gjate dites ka derguar pyetje per kete veture por Presidenca dhe AKI kane zgjedhur te heshtin. Me vone Presidenca ka leshuar nje sqarim. Pyetja themelore eshte: çka ju dashte Petrit Ajetit nje G Class e blinduar, kaq e shtrenjte kur vetura me te lira kryejne te njejtin funksion?”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit