13.4 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara në Drenas

- Advertisement -

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit.

Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune doli Ramiz Lladrovci nga “PËR DRENASIN KAMPION”.

Sa i përket garës për Kuvendin Komunal të Drenasit, kandidatët më të votuar janë: Laureta Thaqi me 9 mijë e 827 vota e cila ishte bartëse e listës, e pasuar nga Ekrem Elshani me 870 vota, Burim Bujupi me 760 vota, Naim Gjeli me 581 vota dhe Selman Qallapeku me 488 vota.

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara nga Drenas - Insajderi - d 1

Nga Partia Demokratike e Kosovës, me i votuari ka dal Driton Ajazi me 8 mije e 396 vota, i cili ishte edhe bartës i listës, i ndjekur nga Arigon Sinani me 573 vota, Jahir Hajdari me 501 vota, Mërgim Pirraku me 406 vota dhe Zeqir Hasi me 404 vota.

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara nga Drenas - Insajderi - d1

Lëvizja Vetëvendosje është renditur e treta si partia me e votuar në Drenas. Egzona Tërdevci si bartëse e listës ka fituar 1 mijë e 749 vota, e ndjekur nga XHavit Drenori me 199 vota, Filloreta Bujupi me 168 vota, Fortesa Gruda me 98 vota dhe Rrustem Bublaku me 181 vota.

Këta janë pesë kandidatët me të votuar për asamble nga partitë me të votuara nga Drenas - Insajderi - d2

 

Të ngjashme

Të fundit