Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 4 kanë dhënë dy emra për t’i nominuar dhe dy arsye.
Nga nominimet që kanë bërë banorët, përveç Toneyt dhe Kushtrimit si më pak të preferuarit e publikut, shkojnë edhe Alba, Labi dhe Labinot Haxhiu.
Shumë nga banorët e nominuan Labinot Haxhiun për shkak se thanë që duan ta shohin më të inkuadruar.
Ndërkaq, për Albën thanë që nuk është reale në lojën që bën.
Elijona, si banorja më e preferuar e publikut, falenderoi secilin që e ka votuar, gjatë kohës që nominoi Labin që tha se do të duhej që ai ta linte vet shtëpinë dhe Benitën.






