10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Këta janë përfaqësuesit e institucioneve dhe partive që do të shkojnë në takimin e ftuar nga ambasada amerikane

- Advertisement -

Me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot do të mbahet një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim nuk është ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  Në anën tjetër, ftesë për këtë takim ka pranuar Luan Dalipi, shef i stafit të kabinetit të kryeministrit, raporton IndeksOnline.

Presidenca në takimin që do të nis në 10:00, do të përfaqësohet nga Blerim Vela.

Ndërsa, Ilir Kërçeli do të jetë nga kabineti i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Partia Demokratike e Kosovës në këtë takim do ta dërgoj ish ambasadorin Bernard Nikaj.

Nga qeveria poashtu në këtë takim janë ftuar edhe Donika Gërvalla, Emilja Rexhepi, Nenad Rashiq, Arbërie Nagavci, Arben Vitia.

Ndërsa, LDK-në në këtë takim do ta përfaqësoj, nënkryetari i parë i këtij subjekti, Lutfi Haziri.

Ngjashëm do të veproj edhe AAK duke dërguar nënkryetarin e parë të këtij subjekti, Ardian Gjinin.

Në takim do të marrin pjesë edhe nga shoqëria civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit