QKUK ka hapur konkursin për drejtorë të 16-të klinikave.
Në konkursin për drejtorë në 16 njësi të Qendrës Klinike Universitare, kanë aplikuar 36 specialistë, ku 33 prej tyre plotësuan kriteret e konkursit, shkruan Gazeta Shneta.
Për drejtor të Klinikës së Pulmologjisë ka aplikuar Dr. Musa Hoxha dhe Dr. Naza Kamberi, kjo e fundit nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit.
Në Klinikën e Neurokirurgjisë ka aplikuar vetëm Dr. Besnik Elshani, kurse në atë të Kirurgjisë Plastike, Rekonstrukt dhe Estetikë, Dr. Violeta Zatriqi.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë dy kandidatë Dr. Nazmi Kolgeci dhe Dr. Sabit Misimi.
Kandidatë për drejtorë në Klinikën e Anestezionit dhe M.I janë Dr. Gazmend Spahija dhe Dr. Rexhep Gjyliqi.
Për drejtor në Klinikën e Psikiatrisë ka kandiduar vetëm Dr. Faton Kutllovci.
Në Klinikën e Neurologjisë kanë kandiduar Dr. Edmond Komoni dhe Dr. Rushir Jashari.
Ndërsa, për atë të Klinikës së Pediatrisë kanë kandiduar Dr. Arlinda Maloku-Citaku dhe Dr. Alije Keka-Sylaj.
Për drejtor të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim kanë konkuruar Dr. Teuta Osmani-Vllasolli dhe Dr. Ylberie Kozmaqi, e cila nuk i ka plotësuar krikteret e kërkuara në konkurs.
Drejtor i Shërbimit Klinik i Emergjencës kanë kandiduar Dr. Naser Syla dhe Dr. Basri Lenjani.
Për drejtor të Klinikës së Biokimisë Mjekësore kanë kandiduar 5 kandidatë: Dr. Leonard Kurti, Dr. Bislim Bislimi, Dr. Anita Morina, Dr. Driton Sopa dhe Dr. Shemsi Veseli.
Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL-së) kanë kandiduar Dr. Arsim Behramaj, Dr. Kujtim Kastrati, Dr. Arsim Elezaj dhe Dr. Flamur Ukaj.
Për drejtor në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kanë kandiduar Dr. Arber Veliu, Dr. Fitore Komoni-Bejta dhe Dr. Skender Telaku.
Në Klinikën e Endokrinologjisë kandiduan Dr. Amir Rexhep, Dr. Merita Emini-Sadiku dhe Dr. Lumturije Kozmaqi, kandidate e cila nuk i ka përmbushur kriteret në konkurs.
Dy kandidat kanë konkuruar në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Nderim Hasani dhe Dr. Vera Berisha-Ndreja.
Ndërkaq, 5 kandidatë kanë konkuruar për drejtor në Klinikën e Radiologjisë: Dr. Agim Bregaj, Dr. Ardian Biçaku, Dr. Bujar Imeri, Dr. Gani Morina dhe Dr. Jeton Shatri./Gazeta Shneta