Rinumërimi i plotë i kutive të votimit po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Nga gjithsej 75 vendvotime në Komunën e Malishevës, deri më tani janë rinumëruar 67 prej tyre, shkruan Insajderi.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që ka humbur më së shumti vota nga rinumërimi është Valon Hoti me 277 vota më pak.
Pas tij renditet Gani Krasniqi.
Lista e kandidatëve të LVV-së me humbje votash në Malishevë është si më poshtë:
- Gani Krasniqi – 253 vota
- Adnan Rrustemi – 62 vota
- Albin Kurti – 47 vota
- Albulena Haxhiu – 22 vota
- Glauk Konjufca – 22 vota







