6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Këta janë dy personat e arrestuar për kanosjen e zyrtarit korrektues, dërgohen në mbajtje për 48 orë

- Advertisement -
Një zyrtar korrektues i Qendrës së Paraburgimit në Smrekonicë është kërcënuar të hënën nga dy persona dhe motivi dyshohet se lidhet me një rast të mëhershëm. Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin dhe si rezultat të dyshuarit janë arrestuar.

 

Sinjali ka mësuar se dy personat që dyshohet se e kanosën zyrtarin korrektues (emër i njohur për redaksinë) janë Burim Strumcaku dhe Valon Morina.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit fillimisht i kanë bërë me shenja viktimës teksa ishte në lëvizje me veturë, e më pas e kanë ndjekur.

Përballë kësaj situate, zyrtari korrektues ka vendosur që ta raportojë rastin.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë duke e kanosur e kanë ndjekur nga pas me veturën e tyre,  ku viktima është ndier i kanosur. Të dyshuarit  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit