23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Këta janë dy nga të arrestuarit në aksionin antidrogë në Prishtinë – të dyshuar edhe në rastin e drogës nga Turqia

- Advertisement -

 

Në kuadër të aksionit të gjerë antidrogë të zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se në Prishtinë janë arrestuar dy persona të njohur për organet e ndjekjes: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se të dy të arrestuarit janë subjekt i hetimeve edhe në raste të tjera, përfshirë një çështje që lidhet me trafikim të substancave narkotike të ardhura nga Turqia.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili është nën vëzhgim prej kohësh nga njësitet e antidrogës.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme në kryeqytet. Megjithatë, burimet e Sinjalit konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nuk është gjetur asnjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.

Pavarësisht kësaj, të dy mbahen në ndalim, ndërsa po zhvillohen intervistimet dhe verifikimet e materialeve të sekuestruara në kuadër të hetimeve të vazhdueshme që lidhen me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Aksioni antidrogë ka përfshirë sot Prishtinën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, ndërsa burimi fillestar i hetimeve është platforma e enkriptuar Sky ECC, përmes së cilës janë zbuluar komunikime të dyshuara kriminale.

Të ngjashme

Të fundit