0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Këta janë dy ish zyrtarët e arrestuar nga Policia e Kosovës

- Advertisement -

Është arrestuar ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorë pozitën e autoritetin zyrtar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot ka arrestuar 4 persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe  përfshirje në konflikt interesi.

Insajderi mëson se personat e arrestuar janë  Ish-kryesuesi i bordit të ndërmarrjes publike lokale Trafiku Urban, Ruhan Beha, dhe ish-kryeshefi i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj.

Sipas burimeve të Gazetës, arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me blerjen indirekte të veturës personale të ish-kryesuesit me një çmim dyfishë më të lartë se sa çmimi i tregut.

Ky burim i ka thënë Insajderit se Trafiku Urban e ka blerë veturën 13 mijë euro por me çmim të tregut ajo veturë bën diku 6 mijë euro.

E policia e Kosovës ka arrestuar edhe ish sekretarin e NPL “Trafikut Urban” dhe menaxherin në një auto-sallon.

“Personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit