125 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro rezolutës kundër raportit të Dick Martyt me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.

Para votimit, në seancë pati tensione dhe akuza në mes të pozitës dhe opozitës për rolin e tyre karshi Kosovës në periudhën e luftës, por edhe pas saj.
Sipas listës që ka publikuar Kuvendi i Shqipërisë, këta janë 15 deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim:
Sali Berisha, Helidon Bushati, Agron Çela, Gledis Çeliku, Agron Duka, Belind Këlliçi, Meri Makiçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Orjola Pampuri, Niko Peleshi, Kastriot Pirolli, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Fation Veizaj.