Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova tashmë ka nisur!
Spektakli më i madh i vitit po transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube.
Edhe sivjet, spektaklin do ta drejtojnë dy moderatorë, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Banorja e parë është Hygerta Sako
Banora e dytë është Benita Zena
Banori i tretë është Getoari
Banorja e katërt është Elijona
Banori i pestë është Klodiani
Banori i gjashtë është Mentor Haziri
Banorja e shtatë është Alba Pollozhani
Banori i tetë është Toney
Banori i nëntë Ardit Stafai
Banori i dhjetë Nailiri
Banorja e 11-të Bia Khalifa
Banorja e 12-të Linda Rei
Banori i 13-të Eduard Kuqi – Edi
Banori i 14-të Kushtrim Kelani
Banorja e 15-të Shkurte Haxhiu
Teologia Igballe Huduti, e cila pritej të futej sonte në BBVK, ka anuluar hyrjen për shkak se burri i saj është shtrirë në spital, si pasojë e gjendjes shëndetësore.
Regjisori Toney është banori i tetë i Big Brother Vip Kosova
Banori i radhës i “Big Brother Vip Kosova 4” është regjisori Toney.
Ai hyri në shtëpinë më të famshme në vend i shoqëruar nga Alba Pollozhani.
Toney tha se e sheh vetën si lojtar të fuqishëm dhe strategjik.
Alba Pollozhani nga Shqipëria futet në BBVK4 (VIDEO)
Bukuroshja shqiptare, Alba Pollozhani është banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova.
Në pyetjen se a është e lidhur apo beqare, ajo u shpreh se është në një situatë të komplikuar.
“Është pak delikate për situatën që jam, nuk di as unë si ta përshkruaj”, u shpreh ajo.
Mentor Haziri, banori i radhës i BBVK4 (VIDEO)
Këngëtari Mentor Haziri është banori i radhës në “Big Brother Vip Kosova 4”.
Haziri tha se në “BBVK4” do ta ndez situatën dhe do të këndojë më shumë.
Dhoma e gjumit me dy kate, pamjet nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte me një atmosferë të zjarrtë dhe me surpriza që u zbuluan që në hapjen e dyerve të shtëpisë më të famshme në vend.
Pas hyrjes të disa prej banorëve, vëmendja u përqendrua te një nga hapësirat më të veçanta të këtij sezoni, dhoma e gjumit me dy kate.
Banorët që janë futur deri më tash, kanë shkuar menjëherë drejt dhomës për të parë ambientin ku do të kalojnë netët e tyre.

Klodiani banori i ri, nga Venecia në Big Brother VIP Kosova
Klodiani është banori i ri i cili do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ai ka lindur në Shkodër, por është rritur në Venecia të Italisë.
Klodiani u shpreh se tiparet e tij kryesore janë pozitiviteti dhe respekti.
Kjo është banorja e radhës në BBVK
Banorja e radhës e “Big Brother Vip Kosova 4” është Elijona, e cila do të jetë edhe banorja më e re në moshë.
“Nëse dikush më prek në pika të dobët, atëherë më mirë me u zhduk”, tha Eljona në klipin prezantues.
Ajo tha se po hyn në shtëpi beqare dhe pret të del e tillë.
Getoari, banori i radhës i Big Brother VIP Kosova 4
Getoari është banori i radhës në Big Brother VIP Kosova.
Ai është i treti pas Benitës dhe Hygertës, përcjell Klankosova.tv.
Ai u shpreh se vija e kuqë është që të mos e presin vajzat e shtëpisë dhe pati një arsye për këtë.
“Jam i martuar”, u shpreh ai.
Blero prezanton banorën e dytë të BBVK4
Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Blero Muharremi ka prezantuar banoren e dytë të BBVK4.
Ajo është Benita Zena e cila do të bashkohet me pjesëmarrësit e tjerë të këtij edicioni dhe do të marrë pjesë në sfidat e shumta që do të zhvillohen gjatë programit.
Blero u pyet nëse do të bëhej pjesë e BBVK, Blero tha se vetëm nëse bëhet një edicion me yjet e edicioneve të kaluara.
Ai uroi banorët për një edicion të mbarë.
Hygerta Sako banorja e parë e Big Brother VIP 4
Banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bukuroshja shqiptare, Hygerta Sako.
Ajo u shfaq në ekran me sy mbyllur, duke i hapur pastaj për t’u prezantuar para publikut shqiptar.
Hygerta u shpreh se është e lumtur që hyri e para në këtë shtëpi dhe u shpreh se preferon që të largohet e fundit.
Olta Gixhari sërish opinioniste e Big Brotherit
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari do të jetë sërish pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Edhe këtë sezon do të jetë në rolin e opinionistes, përcjell Klankosova.tv.
“Për mua është një nder i madh. Ku ka më bukur se sa të jesh në një reality show si Big Brother”, u shpreh Olta.
Leonora Jakupi opinioniste në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Kosova”
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ftuar të jetë një nga opinionistet në edicionin e katërt të spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.
Ajo ka shprehur emocionet e saj në lidhje me këtë mundësi, duke thënë se është një eksperiencë krejt ndryshe për të.
“Fillimisht, është kënaqësi që jam këtu. Është emocion i veçantë, për faktin që është një eksperiencë krejt ndryshe për mua. E kam pasur mjaft të vështirë për të thënë ‘Po’”, ka thënë Jakupi.
Jakupi tha se roli i saj do të jetë këshillues dhe analizues.






