TikTok ka zbuluar 10 të famshmit dhe artistët me më shumë shikime për video në vitin 2022.
Lista përmban shumë nga yjet tanë të preferuar – me numrin një që është një nga mbretëreshat absolute të TikTok! Bëhet fjalë për Lizzo, e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.
Pjesë e listës janë gjithashtu shumë artistë të tjerë si Billie Ellish, e cila edhe pse nuk është shumë aktive në rrjetin social, numëron miliona shikime në videot e saj.
Gjithashtu nuk kishte si të mungonte Doja Cat, me videot e saj virale, dhe Selena Gomez. Kjo e fundit ka qenë mjaft aktive në profilin e saj, ku ka shkaktuar edhe polemika. Kujtojmë këtu që në një video që kishte publikuar për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, u konsiderua nga ndjekësit dhe fansat e saj si një tallje dhe ironizim ndaj Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin Bieber. Selena Gomez më pas vendosi ta fshijë videon nga profili i saj, duke sqaruar se nuk ka qenë qëllimi i saj të ironizojë apo tallë askënd.
RENDITJA:
Meghan Trainor
Billie Eilish
Young Gravy
Nessa Barrett
Selena Gomez
Doja Cat
Charlie Puth
Bad Bunny
Bella Poarch
Lizzo