Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj lajmit të gazetës Nacionale, i cili tregon se si një zyrtar i sigurisë i tregon drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, se çka duhet të postohet në lajmet e RTK-së.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon se institucionet tjera e caktojnë se çka duhet të editohet në lajmet e RTK-së, kurse drejtori vetëm mban shënim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se një gjë e tillë nuk ndodh as në Kore të Veriut.
“Sipas drejtorit te televizionit publik, zyrtari i sigurise paska qene korrespondent i RTK- se nga vendi i ngjarjes, demek nga Bosnja. Me kete logjike, i bie qe zyrtaret e ndryshem te sigurise, politikes, diplomacise, qe shetisin neper bote, caktojne se cka duhet te editohet ne lajme ne RTK dhe drejtori vetem mban shenim. Nuk besoj se eshte krejt ashtu as ne Korene e Veriut e lere me ne ndonje televizion publik ne Europe”, ka shkruar Krasniqi.