Në përshkrimin e projektit fitues theksohet se është propozuar shpërndarja e rrugëve jashtë qytetit, në mënyrë që të lirohet qendra e qytetit.
Gjithashtu sipas këtij projekti është propozuar që zona e qendrës të funksionoj përmes një nënkalimi me një unaze qendrore ndërsa zona sipër të shfrytëzohet si hapësirë publike (shesh).
“Në tërësinë e këtij nënkalimi, sipër në nivelin 0.00 funksionon vetëm një shirit i rrugës një drejtimshme e shfrytëzuar nga ata që jetojnë në atë zonë ose i shfrytëzojnë bizneset private. Gjithashtu, në kuadër të hapësirave publike, edhe propozuar që të shtohen disa aktivitete të reja si ‘Qendra e informimit për turistë’, ‘Muzeu i luftës’, ‘Çarshia’, ‘Tregu mobil’”, shkruhet në propozimin e këtij projekti.
Gjithashtu në këtë projekt janë ideuar dy dy nivele parkingu nëntokësorë me kapacitet deri në 700 vetura. Këto hapësira do të menaxhohen nga komuna ose në partneritet publiko privat.
Gjykata, Kuvendi, Komunal dhe Pallati i Kulturës sipas këtij projekti janë propozuar që të rrënohen dhe të riorientohen në një objekt multifunksional që sipas këtij projekti do të ndërtohet i ri në një parcelë afër e që është pronë e Kuvendit Komunal.