6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Kështu “i hëngri” Kurti premtimet për pagën minimale

- Advertisement -

Sot qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, e që kjo sipas Kurtit do t’i hapë rrugë rrugë ngritjes së pagës minimale 250 euro neto. Por ishte pikërisht Kurti, që jo më larg se në vitin 2020 kishte thënë se “nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”.

Në viti 2020 kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar në një kompani gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ka deklaruar se paga në sektorin privat nuk mund të jetë në 350 euro.

“Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, kishte thënë kryeministri Kurti gjatë vitit 2020.

Por si duket këto premtime Kurti i ka harruar shpejt, i cili sot në mbledhjen e 69 të Qeverisë, i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 265 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.

Pra paga minimale pritet të jetë hiq më shumë se 250, që i bie se 100 euro më pak nga sa kishte thënë se duhet e të jetë.

E për këtë shumë, kreu qeveritar tha se do të ndryshojnë edhe shkalla tatimore në të ardhurat personale.

Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo shumë është vetëm fillimi dhe varësisht prej rritjes ekonomike do të ndryshohet paga minimale./Gazetametro/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit