25.3 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Kështu e kishte mirëpritur Hashim Thaçi vendimin e GjND-së

- Advertisement -

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), më 22 korrik të vitit 2010, pati dalë me opinion ku kishte konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Në atë kohë, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, vendimin e GjND-së e kishte vlerësuar si përgjigjen më të mirë dhënë botës për të drejtën e Kosovës të ekzistojë si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional.

“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përgjigjja më e mirë që i është dhënë botës për të drejtën e Kosovës si shtet legjitim dhe legal, si shtet i konsoliduar dhe funksional. Kjo është një përgjigje e drejtë ndërkombëtare ndaj padrejtësive historike që janë bërë ndaj Kosovës”.

“Opinioni i GJND-së paraqet një ditë historike për Republikën e Kosovës. Kosova e ka ndërtuar bazën e saj legale dhe legjitime, ngase drejtuesit e institucioneve të saj kanë qenë të bindur për të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt vetëm u rikonfirmua, u legalizua, u rilegjitimua përsëri edhe nga opinioni i GJND-së, kështu që edhe ky është një moment historik, sepse opinioni i GJND-së u jep mundësi gjitha vendeve që kanë hezituar ta njohin Kosovën, që ta marrin këtë hap. Ky vendim i ka hequr të gjitha dilemat”, pati thënë Thaçi aso kohe.

 

Të ngjashme

Të fundit