Në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, te pjesa e Historikut, figurojnë vetëm emrat e ish-ministrave të jashtëm të Republikës së Kosovës, por jo edhe historiku i punës që është bërë nga ata ministra.
Nëse shkoni në faqen e kësaj Ministrie, si në këtë LIDHJE dhe do të klikoni në pjesën ‘Historiku’, do t’ju shfaqen vetëm emrat e ish-ministrave por jo edhe puna e tyre.
Këtë e ka quajtur marrëzi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e lidh këtë ‘zhdukje’ të historikut të punës së ish-ministrave, me paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti se në rast se ‘mbahen zgjedhjet, opozita mund të zhduket’.
Deklarata e Kurtit është kritikuar ashpër, duke e vlerësuar si deklaratë që rrjedh nga diskursi autoritar e madje pati edhe vlerësime se ishte një deklaratë ‘tipik fashite’.
“Kam dëgjuar kohëve të fundit se opozita po kërkon dorëheqjen time. Herë po e kërkon shkarkimin tim e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë qeverisë e as opozitës. Opozitës s’i konvenojnë sepse i humb. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që opozitën ta mposhti në zgjedhje, por s’jam i interesuar që ta zhduk”, tha Kurti në konferencën e fundit për media, shkruan Periskopi.
E ‘zhdukjen’ e paralajmëruar nga Kurti, Vlora Çitaku e lidh me historikun e zhdukur nga Ministria e Donika Gërvallës.
https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=293934563267466&id=100079527735092&ref=embed_post&wtsid=rdr_0HDMjSX5bsKuoK2xm