9.9 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Këshilltarja e Vjosa Osmanit “sulmon” Isa Mustafën: Kosova ende po paguan për veprimet e tij

- Advertisement -

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës, duket se ka goditur kabinetin presidencial me komentet e tij të fundit, ku tha se pret “dredhi të radhës” nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, përkatësisht në rirreshtimin e saj me Albin Kurtin.

Learta Hollaj, këshilltare e Osmanit, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Mustafës, duke thënë se Kosova “ende po paguan” nga veprimet e tij.

“Në vend që të heshtë dhe të reflektojë për dështimet e veta politike, çmimin e të cilave akoma e paguan Kosova, për mënyrën se si e zhbëri besimin e qytetarëve dhe e ktheu partinë e tij në një hije të vetvetes, ai zgjedh të sulmojë një lidere që në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës”, shkroi Hollaj.

Çfarë tha Mustafa?

Sipas Isa Mustafës, fakti që Vjosa Osmani ka (ri)orbituar në kursin e Albin Kurtit tash e disa muaj nuk përbën befasi për të. Ai madje paralajmëron se mund të ketë “dredhi të radhës” nga Presidentja për të qëndruar në pushtet.

“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shkeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet,” tha Isa Mustafa për Nacionale ditë më parë.

Të ngjashme

Të fundit