Home Ballina Këshilltarja e Rifat Latifit i reagon Vitisë: Dr. Latifi ishte i pari që i ftoi anesteziologët e pensionuar për bashkëpunim

Këshilltarja e Rifat Latifit i reagon Vitisë: Dr. Latifi ishte i pari që i ftoi anesteziologët e pensionuar për bashkëpunim

0
Këshilltarja e Rifat Latifit i reagon Vitisë: Dr. Latifi ishte i pari që i ftoi anesteziologët e pensionuar për bashkëpunim

Lumturije Bekaj, këshilltare e ish ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi ka reaguar ndaj një veprimi që ka bërë kreu i ri i shëndetësisë Arben Vitia

Sot, Ministri Vitia u takua me anesteziologët e pensionuar me të cilët tha se diskutoi rreth sfidave me të cilat ballafaqohen sektorë të caktuar në sistemin e shëndetësisë, planifikimet dhe hapjen e mundësisë që të kontribuojnë të gjithë, pa dallim moshe.

E gjithë kjo, po i dukët farsë këshilltares së ish ministrit.

Madje, ajo mendona se, Arben Vitia e pengoi më së shumti  Latifin sa ishte ministër.

“Me datë 4 tetor 2022, Prof.Dr. Rifat Latifi, sa ishte në kry të Ministrisë së Shëndetësisë, ka takuar anesteziologët e pensionuar ku kërkoj nga ata bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për të ndihuar fushën dhe shërbimet shëndetësore, pasi që çdo ditë kishte mungesë të këtyre profesionistëve shëndetësor. Tani, pikërisht ata që e penguan, e bojkotuan dhe këtë takim e patën quajtur takim koti, bile bile “reklamë mediale”, i ftojnë prapë dhe kërkojnë nga ta bashkëpunim. Hipokrizi e llojit të vet! Edhe kur “kopjohet diçka”, të bëhet pak më me nderë dhe kredibilitet. Por, “hipokritët”, nuk dinmë mirë dhe nuk shikojnë përtej 1 metri!”, ka shkruar Bekaj në facebook.

Tutje ajo ka thënë se çdo ditë e më shumë po dëshmohet përpjekja, puna dhe angazhimi i pandërprerë i Prof. Dr. Rifat Latifit, për zhvillim të sistemit shëndetësor.

Postimi i plotë:

Me datë 4 tetor 2022, Prof.Dr. Rifat Latifi, sa ishte në kry të Ministrisë së Shëndetësisë, ka takuar anesteziologët e pensionuar ku kërkoj nga ata bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për të ndihuar fushën dhe shërbimet shëndetësore, pasi që çdo ditë kishte mungesë të këtyre profesionistëve shëndetësor. Tani, pikërisht ata që e penguan, e bojkotuan dhe këtë takim e patën quajtur takim koti, bile bile “reklamë mediale”, i ftojnë prapë dhe kërkojnë nga ta bashkëpunim. Hipokrizi e llojit të vet! Edhe kur “kopjohet diçka”, të bëhet pak më me nderë dhe kredibilitet. Por, “hipokritët”, nuk dinmë mirë dhe nuk shikojnë përtej 1 metri!

Qytetarë dhe pacientë të dashur të vendit tonë, çdo ditë e më shumë po dëshmohet përpjekja, puna dhe angazhimi i pandërprerë i Prof. Dr. Rifat Latifit, për zhvillim të sistemit shëndetësor dhe shërbime më të mira për të gjithë JU!

Qytetarë dhe pacientë: Prof. Dr. Latifi, prapë do të vazhdojë të jetë në shërbimin tuaj, sepse ju ka PREMTUAR, dhe njeriu që mbanë përgjegjësi për ato gjëra që i kanë premtuar- GJENIU, i realizon. Këtë koha do ta dëshmonë!
Si dëshmi, takimim e Prof.Dr. Rifat Latifit mund ta gjeni me datë 4. tetor 2022, Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10228874503904148&id=1136106392&mibextid=Nif5oz7

 

 

Exit mobile version