-4.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Këshilltarja e Osmanit i kundërpërgjigjet ashpër ambasadorit Hill: Ka vendosur ta rishkruajë historinë

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka shkruar sot në rrjetet sociale se Serbia nuk do ta harrojë dhe nuk duhet ta harrojë intervenimin e NATO-s, duke iu shprehur ngushëllime familjeve që humbën jetën gjatë luftave të vitit 1990, përfshirë fushatën ajrore të NATO-s, e cila ndodhi 24 vite më parë.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë.” – shkroi Hill.

Kësaj deklarate të ambasadorit Hill, i është përgjigjur në mënyrë të ashpër, këshilltarja e Presidentes Osmani, Donjeta Miftari.

Miftari u shpreh se ambasadori Hill, siç duket ka vendosur ta rishkruajë historinë.

Sipas Miftarit ndërhyrja e NATO-s nuk ka qenë dështim diplomatik, por ishte përgjigjje ndaj veprimeve të regjimit brutal dhe gjenocidial të Millosheviqit.

“Duket se Ambasadori Hill ka vendosur të rishkruajë historinë.

Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal.”- shkroi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit