Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar kundër BE-së për – siç pretendon ajo – standardet e dyfishta që shfaq në qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Facebook, ajo theksoi se, ndërsa BE-ja ka lehtësisht bërë thirrje për të përfshirë çështje të brendshme të Kosovës, si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së euro-s, kjo e fundit ka munguar në lidhje me çështjet e Serbisë.
“Kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel. Por kur bëhet fjalë për Serbinë, duket se vlejnë standarde tjera. – tha ajo.
Ajo shprehet me skepticizëm, duke pyetur pse BE-ja nuk ka bërë thirrje për çështje të tjera të rëndësishme në raport me Serbinë. Për shembull, shkruan ajo, mungesa e reagimin për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara për këtë rajon, si integrimi, rimëkëmbja ekonomike, kthimi i popullsisë së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë.
“Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë? Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?” – ka shkruar Sinani.